Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Kurti, pasi “nuk duam që të bëhemi pjesë e ikjes së Kryeministrit nga përgjegjësia e tij ligjore e kushtetuese e as pjesë e shout të tij politik të paramenduar”, raporton arbresh.info.
Tutje, ai thotë se “Referendumi i Serbisë në Kosovë do të ishte antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk duhet lejuar. Por, Kushtetutën e ruajnë instrumentet e pushtetit ekzekutiv e jo Rezolutat e Kuvendit, që nuk janë obligative as për Qeverinë”.
“Prandaj, PDK sot nuk merr pjesë në seancë, sepse nuk duam që të bëhemi pjesë e ikjes së Kryeministrit nga përgjegjësia e tij ligjore e kushtetuese e as pjesë e shout të tij politik të paramenduar. Krejt çka duhet të bëjë Kryeministri është që të mos tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe të sigurojë zbatimin e vendimit për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Ai për këto veprime e ka mbështetjen edhe të partive opozitare, andaj nuk ka nevojë të fshihet pas seancës së sotme të Kuvendit”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Haxhiu: Familja Haradina...
Abdixhiku: Liria jonë s’ishte rastësi, 24 marsi të jetë datë...
Blerim Sallahu: Shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur...
Mbrojtja e Thaçit kërkon që të urdhërohet Prokuroria të mos ...
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Turqi / ...
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...