Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka pranuar Kosovën me status të asocuar në organizatën e Frankofonisë.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook duke thënë se ky është një sukses i madh i diplomacisë kosovare.
“Sukses i madh i diplomacisë tonë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Republika e Kosovës sapo u pranua me statusin e anëtarit të asocuar në organizatën e Frankofonisë, që është organizatë shumë e fuqishme politike dhe e dyta në botë për nga rëndësia, pas OKB. Faktorizimi i Kosovës në botë po shënon suksese. Falenderim për të gjithë anëtarët e MPJ që u angazhuan palodhshëm për këtë sukses të madh.”, ka shkruan Pacolli./Arbresh.info/

Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...