Zyra e Prokurorit të Specializuar deklarohet rreth largimit të zëvëndësprokurorit Kwai Hong Ip

22:29 | 17 Shtator 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka sqaruar largimin e zëvendësprokurorit Kwai Hong Ip nga kjo zyrë.

Në një përgjigje dhënë portalit arbresh.info, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka bërë të ditur se zëvendësprokurorit Kwai Hong Ip ka kohë që është larguar nga ZPS.

Sipas zëdhënësit të kësaj zyre, Chris Bennett, zëvëndësprokurori Kwai Hong Ip është larguar shumë më herët  dhe largimi i tij nuk ka të bëj me rrjedhjen e dosjeve të Gjykatës Speciale.

Mirëpo, sipas tij, ai është larguar shumë kohë më parë dhe punon në një institucion tjetër.

Ndërkaq sa i përket rrjedhjes së dosjeve, ZPS nuk jep asnjë koment.

“ZPS nuk ka asnjë koment për këtë çështje me OVL-UÇK. Kwai Hong Ip mori një mundësi punësimi disa kohë më parë dhe për këtë arsye u largua nga ZPS. Tani ai punon për një institucion tjetër. Ai nuk ka dhënë dorëheqjen në ditët e fundit”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Chris Bennett./arbresh.info/

 

 

 

Lajmet më të lexuara