Zyra e Prokurorit Disiplinor të Kosovës ka mbetur pa drejtor. Kjo pasi drejtori i deritashëm, Zef Prendrecaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Ish- drejtori i ZPD-së, Zef Prendrecaj të hënën është dekretuar si prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Po të njëjtën ditë ai ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes nga pozita e të parit të ZPD-së.
Arbresh.info ka siguruar letrën e dorëheqjes së Prendrecajt, dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në dorëheqjen e tij, Prendrecaj përveç që cek arsyen e dorëheqjes së tij nga kjo pozitë, ka rekomanduar edhe zëvendësuesin e tij.
Ai ka rekomanduar që zëvendësimin e tij ta bëj prokurori disiplinor Arianit Salihu.
Propozimi i Prendrecajt është aprovuar nga dy këshillat, të cilët e kanë emëruar si zëvendësues Arianit Salihun deri në caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të ZPD-së.
Prendrecaj ishte emëruar në krye të Zyrës së Prokurorit Disiplinor në qershor të vitit 2012./Arbresh.info/ Gita Lushi


Shefi i Repartit të IVF-së në QKUK: Infertiliteti te meshkuj...
Kusari-Lila: S’kemi diskutuar për Osmanin, duhet dakordim me...
AUV: Situata nën kontroll, tërhiqen nga tregu 212 pako të pr...
Nis seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Mu...
Guardiola falënderon Mourinhon pasi e mposhti Real Madridin:...
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...