Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-zyrtares së BE-së, Albina Nura, e cila akuzohet për korrupsion. Kjo pasi Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues.
Me këtë rast, gjykatësi Vesel Ismaili, i cili është kryetar i trupit gjykues, ka thënë se është njoftuar nga kryetarja e Gjykatës Albina Shabani-Rama se Zyra e BE-së ka kërkuar përjashtimin e tij nga gjykimi i këtij rasti.
“Andaj neve na duhet me prit derisa ta shqyrton kryetarja dhe të vendosë lidhur me këtë kërkesë”, tha gjykatësi Ismaili, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Gjykatësi ka thënë se në çdo seancë pasi ka paraqitur përbërjen e trupit gjykues e ka pyetur avokatin nëse ka vërejtje apo kërkon përjashtimin e tij apo trupit gjykues.
Edhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar të BE-së, avokatit Letorim Syla ka deklaruar se tek sot është njoftuar me kërkesën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Jashtë procesit edhe unë sot në mëngjes jam njoftu”, tha avokati Syla.
Aktakuza ndaj Nurës ishte ngritur me 18 maj 2021, në të cilën thuhet se ajo i kishte shkaktuar dëm buxhetit të BE-së 500 mijë euro, me çka ka kryer veprën penale të “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “konflikt i interesit”.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...