Në Kosovë, ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe kjo po merr kohë më shumë se sa pritej.
Numërimi i votave të diasporës të ardhura pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ankesat e ndryshme, ka bërë që të zvarritet procesi i çertifikimit të rezultatit, rrjedhimisht edhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja.
VV dhe LDK, dy partitë fituese të këtyre zgjedhjeve, kanë thënë se marrëveshja mes tyre pritet vetëm pas certifikimit.
Nga ana tjetër, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka paralajmëruar se certifikimi i zgjedhjeve mund të marrë kohë deri në dhjetor./voa
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat