Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) e ka konfirmuar zyrtarisht rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Siç thuhet në njoftim të ZRrE-ës, rreth 15 për qind është rritja e çmimit të energjisë elektrike për kosovarët, ky vendim u mor pas mbledhjes së bordit të këtij institucioni.
“Megjithatë, rritja e të hyrave do të reflektoj në ngritje të çmimeve të energjisë elektrike rreth 15% për konsumatorët fundor në vitin tarifor, të cilat do të hyjnë në fuqi prej 1 prill 2023 deri më 31 mars 2024”, thuhet në njoftim.
Pos tjerash, thuhet se janë aprovuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët e rregulluar si KOSTT, KEDS dhe FSHU/KESCO).
“Të Hyrat e Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal FSHU/KESCO janë aprovuar në vlerë prej 398.40 mil€, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut/KOSTT janë aprovuar në vlerë prej 59.697mil€, për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes/KEDS janë aprovuar në vlerë prej 133,808mil€. Këto të hyra do të u mundësojnë operatorëve kryerjen e funksioneve të operimit në kushte optimale. Me aprovimin e këtyre të hyrave, ZRRE, ndër të tjera, ka marrë në konsideratë edhe rritjen e çmimeve të importit të cilat janë jashtë kontrollit të operatorëve si dhe subvencionin që është alokuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njofim.
Po ashtu, në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar planet zhvillimore dhjetë dhe pesë vjeçare për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, Bilancet e energjisë Termike si dhe janë shqyrtuar dhe aprovuar 18 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum, nga të cilat 11 vijnë nga ndërmarrjet dhe 7 nga personat fizik me gjithsej 605kW./arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...