Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka thënë se nuk e ka pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Kjo vjen pak orë pas një njoftimi të Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila bëri të ditur se ka pezulluar ekzekutimin e një njoftimi të ZRRE-së që ia ndalonte një kompanie të caktuar furnizimin me rrymë përmes shërbimit universal.
Oda Ekonomike e Kosovës reagoi ndaj vendimit të gjykatës duke thënë se ai pezullon njoftimin e rregullatorit të energjisë për dalje të detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Ajo i kërkoi ZRRE-së ta pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo “veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve”.
Por, rregullatori i energjisë sqaroi për REL-in se bëhet fjalë për një rast individual që ka të bëjë me një kompani të vetme, dhe jo me të gjitha bizneset.
Aktualisht, furnizues i shërbimit universal në Kosovë është KESCO.
Sipas vendimit të ZRRE-së, të gjitha bizneset e mëdha – ato me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro – nga 1 qershori janë të detyruara të dalin në tregun e hapur, që do të thotë se duhet të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike.
Ky vendim është kundërshtuar nga komuniteti i biznesit, me arsyetimin se kompanitë e licencuara për tregtim me energji po ofrojnë çmime shumë të larta.
LEXO EDHE:
Pezullohet vendimi i ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë