Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) njofton se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka vendosur pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me detyrimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Në bazë të këtij vendimi, OEK i kërkon ZRrE-së të pezullojë njoftimin dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.
OEK fton ZRrE-në për bashkëpunim të ngushtë në hartimin e një faze tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme.
Oda thekson se nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por kërkon që procesi të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, i cili garanton stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës.
“Bazuar në këtë vendim, OEK i kërkon ZRrE-së që të pezullojë njoftimin për daljen në tregun e lirë të energjisë dhe të ndalojë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve. OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...