Zogiani-medieve: Mos injoroni edhe familjarët e Shpend Ahmetit në ekip negociator

21:05 | 2 Prill 2019

Pas raportimit se nipi i zvëndenëskryeministit, Fatmir Limaj është propozuar që të punësohet në Zyrën e Koordinatorit Administrativ, pranë Ekipit negociator ka reaguar edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani.

Zogiani përmes një postimi në facebook ka shkruar se mediet po injorojnë familjarët e Shpend Ahmetit në këtë ekip, shkruan arbresh.info.

“Te jepet pershtypja se keto mediat tona e njofin ma mire Malisheven, sesa Prishtinen… Shkruajne per familjare te Limajt ne Ekipin negociator (mire bejne!), por injorojne teresisht familjaret e Shpendit aty”, ka shkruar ai.

“Apo familjarizmi eshte problem veç per “katundaret”?!”, ka përfunduar Zogiani.

Ndryshe për këtë rast pak minuta më parë ka reguar edhe deputeti I LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku në një postim në facebook ka shkruar se derisa Serbia ka angazhuar ekspertët më të mirë vendor e ndërkombëtarë Kosova ka vazhduar nipa, dajë e tezakë.

“Serbia, në dialog me Kosovën, ka angazhuar ekspertët më të mirë vendorë që ka. Ka angazhuar dhe këshilltarë ndërkombëtarë me plot nam. Kosova ndërsa, “ekipi negociator” i saj, ka vendosur që në përballjen më të rëndësishme historike që ka, të angazhojë nipa, dajë e tezak. Për një vend pune për familjarë, marrin në qafë një vend të tanë”, ka shkruar ai.

Lexo edhe: Abdixhiku: Mos u çuditni pse Serbia ec përpara kur ju angazhoni nipa e dajë në ekipin negociator

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara