Ish-pjesëtarë të UÇK-së të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi’, e cila ka vepruar në kuadër të Zonës Operative të Drenicës, kanë protestuar sot me kërkesë për largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve dhe shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.
Organizatori Faik Zogaj tha se po protestojnë sot në shenjë revolte për ngjarjet e fundit me listat e veteranëve dhe prokurorin e dorëhequr Elez Blakaj, raporton arbresh.info.
“Kërkesat tona janë tri: kërkojmë nga Kuvendi që sa ma shpejt të pastrohen listat dhe të miratohet një ligj si në Evropë për veteranët qysh ju kanë hije. 170 euro i merr veterani i vërtetë dhe ai gënjeshtar. Ne kërkojmë të shkarkohet Lumezi, dhe prokurori i vetëm që ka dashur t’i pastrojë listat ka qenë Blakaj. Gjenerali Sylejman Selimi është tu u mbajt padrejtësisht në burg dhe kërkojmë lirimin e tij. Në bazë të dokumenteve janë vetëm 13 mijë veteranë të vërtetë dhe jo më shumë. Nëse me 24 të këtij muaji nuk ju ndalen pagat veteranëve të rremë atëherë ne do të ndërmarrim masa. 19 mijë vetë janë tu marrë rrogë pa meritë dhe po humb buxheti i Kosovës. Mbas 1 muaji nëse nuk qartësohen gjërat atëherë ne më nuk do të japim llogari, atëherë ne do të reagojmë”, tha organizatori./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit