Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare dhe se vendimi për datën do të varet nga vullneti i partive politike dhe ftesa e presidentes.
“Ne vetëm po presim ftesën e presidentes që partitë politike së bashku të caktojmë datën e zgjedhjeve. Normalisht që ne jemi në afate kushtetuese dhe data nuk është një fontanë dëshirash, po është çështje e afateve kushtetuese”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.
Ai komentoi edhe datën e mundshme të zgjedhjeve, duke përjashtuar fundvitin, por si opsion ka përmendur datën 21 dhjetor.
“Data 28 dhjetor, nuk është e përshtatshme për zgjedhje për shumë arsye sepse jemi në prag të vitit të ri, jemi në kohën e festave të fundvitit dhe, çka është më e rëndësishme, numërimi i votave do t’i bie me datën e nderimit të motmoteve. Andaj opsioni ynë është 21 dhjetori, që është datë e mundshme edhe që i përket afateve kushtetuese, por duhet të shohim cili është vullneti i partive politike”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se nga këto zgjedhje presin një rezultat tjetër me më shumë deputet në Kuvend nga partia e tyre.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...