Zjarri përfshin një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

09:42 | 3 Maj 2026
E.H

Një shtëpi e braktisur është përfshirë nga zjarri në Prizren, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Bazuar në informacionet fillestare, objekti ishte i braktisur, por në të qëndronte një person i pastrehë. Gjatë bisedës me policinë, ai ka deklaruar se zjarri dyshohet të ketë shpërthyer aksidentalisht pasi i kishte rënë një bombolë gazi.

“Prizren / 02.05.2026 – 03:00. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas informatave shtëpia është e braktisur dhe në të rrinë një person i pa strehë, i cili gjatë bisedës ka njoftuar se pa dashje i ka rënë një bombole e gazit me ç’rast ka shpërthyer zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale