6 lokale janë përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.
Ushtruesi i detyrës së Komandantit të Brigadës së Zjarrëfikësve në Prishtinë, Mal Gashi ka dhënë detaje për zjarrin, shkruan Arbresh.info.
Gashi theksoi se nga ky zjarr nuk ka të lënduar.
“Në ora 5:45 është pranuar informata për zjarr në loaklet te Tregu i Gjelbër. Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është parë që janë përfshirë gjashtë lokale që mbajën produkte të ndryshme”,u shpreh ai duke thënë se lokalet janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
Ai tha se ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar shpejtë dhe se tashmë janë në eliminim të zjarrit.
Mes të tjerash, ai theksoi se dëmet janë të mëdha duke shtuar se shkaqet e zjarrit do të bëhen të ditura nga inpektorët./Arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...