Në fshatin Lubizhdë të komunës së Prizrenit, zjarri që kishte shpërthyer në zonën pyjore ditën e djeshme dhe që u vu nën kontroll pas orësh të tëra ndërhyrjeje, është rindezur sërish pasditen e sotme.
Pamjet nga terreni dhe tymi që ngrihet nga pylli tregojnë se flakët janë përhapur përsëri. Autoritetet lokale dhe ekipet e zjarrfikësve janë rikthyer në zonë, duke punuar me intensitet për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar zyrtarisht, por temperaturat e larta që kanë përfshirë rajonin në ditët e fundit po konsiderohen si një faktor rreziku i shtuar.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se po e ndjekin situatën nga afër./rtk
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...