Ndaj zjarrit që ka kalpuar sot Institutin e Mjekësisë Ligjore ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se zjarri ka kapluar QKUK ndërsa akuzon ministrat për paaftësi, përcjell Arbresh.info.
Poashtu Zemaj ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje.
“Zjarri ka kapluar QKUK-në kurse heshtja ministrat e paaftë të qeverisë së mashtrimit. Para pak kohësh zjarri përfshiu Shërbimin Emergjent në Klinikën e Psikiatrisë të QKUK-së, ku pati edhe një viktimë e brenda pak kohëve, tash e disa herë digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore. Tmerr! Përgjegjësi. Dorëheqje”, ka shkruar Zemaj./Arbresh.info
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...