Një shtëpi ka marrë flakë sot në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Abdusamet Shkodra, zëvendëskomandant i zjarrfikësve, ka dhënë detaje për mediumin Arbresh.info rreth incidentit.
Sipas tij, në orën 10:55 brigada profesionale e zjarrfikësve ka marrë informacionin se një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri.
Ekipet kujdestare kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar që pjesa e çatisë së shtëpisë ishte përfshirë nga flakët.
Ai tha se nuk ka qytetarë të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Po në orën 10:55 minuta, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve ka marrë informacionin se një zjarr ka përfshirë një shtëpi në Lagjen Mati 1, Rruga Xheladin Hana. Ashtu siç e keni cekur edhe ju, ekipet kujdestare menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se çatia e shtëpisë ka qenë e përfshirë nga zjarri. Menjëherë është intervenuar nga ekipet e zjarrfikësve, ku në një kohë shumë të shpejtë, duke treguar profesionalizëm, kanë bërë të pamundur që zjarri të mos shpërndahet. Për momentin, zjarri është lokalizuar dhe gjithçka është nën kontroll. Nuk ka qytetarë të lënduar, vetëm dëme materiale”, tha ai./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...