Pas orës 23:00 ka shpërthyer një zjarr në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë. Zjarri i madh ka kapluar tre dyqane në katin përdhes ndërkohë që është përhapur edhe në katin e parë, ndërkohë që zjarrfikësit kanë bërë përpjekje të mëdha derisa e kanë vënë nën kontrolle dhe nuk kanë lejuar që të përfshij edhe dyqanet tjera të kësaj qendre tregtare.
Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka shpërthyer në ora 23:00 dhe menjëherë është përhapur.
Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit nga i cili është shkaktuar dëm i madh material. Në vendngjarje janë forca të shumta policore, ndihmës së shpejtë si dhe ekipet e zjarrfikësve./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin