Dy persona janë lënduar në orët e mbrëmjes në Prizren, pasi një fabrikë në këtë qytet është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë se shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende, derisa njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.
“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, ka theksuar Bytyqi./periskopi/
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava