Një zjarr ka përfshirë një depo sot rreth orës 14:11 në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info drejtori i Njësisë së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Sipas tij, zjarri është shuar me sukses dhe situata është vënë nën kontroll, ndërsa vetëm një zjarrfikës ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Depoja e përfshirë nga zjarri përmbante ngjyra, goma dhe llaqe. Aktualisht zjarri është shuar. Edhe punëtorët e ndërmarrjes kanë reaguar shpejt, duke ndihmuar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme, pasi ekzistonte rreziku që të përfshiheshin edhe objekte përreth”, deklaroi Gashi.
Ai shtoi se një zjarrfikës ka marrë oksigjen nga ekipet emergjente mjekësore si pasojë e ekspozimit ndaj tymit.
LEXO EDHE:
Zjarr afër “Rrethit të Ismetit” në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron