Policia Rajonale në Ferizaj rreth orës 02:10 në rrugën “Rexhep Bislimi” ka ndaluar dy shofer të cilët me veturat e tyre po bënin gara të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.
Ndaj M.H., 20-vjeçar dhe G.S., 20 vjeçar të dy me vendbanim në Francë, policia u shqiptoi nga një gjobë prej 1,000 euro, gjobë e cila me pëlqimin e palëve u shqiptua edhe për masën mbrojtëse dhe pikët negative, për shtetasit e huaj, përcjell Arbresh.info.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës