Policia Kantonale e Lucernit ka pubklikuar sot një njoftim për mungesën e Naime Monit nga Ebikon-i i Luzernit. Ajo ka braktisur banesën në Alfred Schindlerstrasse të shtunën (dje) rreth orës 17, këmbë ose me mjete të transportit publik.
Konsiderohet se vuan nga probleme shëndetësore, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton albinfo.ch.
Naimja është e gjatë 164 centimetra dhe ka trup të hollë. Ajo ka flokë të verdha, të gjata dhe kaqurrela, ndërsa aktualisht mund t`i ketë të lidhura mbrapa.
Gruaja që konsiderohet e humbur ka të veshura veshje sportive ( “trenerka” ose “tuta”) ngjyrë hiri, një xhaketë (jakne) me kapuç të zi dhe ballto të zezë ndërsa të mbathura ka pantofla të zeza.
Kushdo që e ka parë Naime Monin rrugës ose ka informacione lidhur me vendndodhjen e saj, lutet të paraqitet në Policinë e Lucernit, në numrin: 041 248 81 17 ose në stacionin më të afërm policor.
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...