Zhduket një person në Klinë

08:47 | 13 Qershor 2026
E H

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një personi në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Sipas raportimit, një grua ka njoftuar autoritetet se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

“Fsh. Poterq i Epërm, Klinë 10.06.2026-07:30. Ankuesja ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime” thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale