Policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Emine Asip Berisha, e cila është raportuar e zhdukur nga data 2 tetor.
Zhdukjen e saj e ka raportuar bashkëshorti.
Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës, lindur më datë 09.06.1992, për herë të fundit është parë nga familjarët e saj më 2 tetor në mëngjes. Ajo ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.
Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30-vjeçare.
“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thotë policia përmes njoftimit. /arbresh.info/

Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje