Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të rehatojnë partitë politike për t’u dakorduar në lidhje me postin e presidentit.
Kështu beson profesori universitar, Mazllum Baraliu, derisa shton se në mënyrë të pazakontë po kërkohet me çdo kusht nga partitë politike të marrin këtë post pa bazë elektorale.
Baraliu është një ndër ekspertët që është angazhuar për reformën zgjedhore.
“Kemi punuar si për Ligj të presidentit, si për Ligjin për reformën zgjedhore. Ligji për presidentin ka qenë i gatshëm po s’kanë dashtë me votu”, thotë Baraliu.
Baraliu kritikon mos vullnetin e partive që këtë çështje ta qojnë përpara.
Sipas Baraliut nëse nuk zgjidhet kjo çështje, sa herë që në vend do të vije në pyetje ky post, do të këtë ngërçe politike.
“Po çdo shumicë parlamentare që do të ketë edhe në zgjedhjet e ardhshme do të kenë problem zgjedhjen e Presidentit pa reformë”, thotë Baraliu.
Se çështja e reformës zgjedhore në lidhje presidentin duhet të rregullohet para zgjedhjeve e thotë edhe profesori tjetër universitarë, Riza Smaka.
Smaka për arbresh.info ka treguar edhe nenet që e bëjnë të shkelet Kushtetuta.
“Ligji për zgjedhjet do të duhej të bëhej dhe ndryshimi për zgjedhjen e Presidentit, do të duhej të bëhej para se me shku në zgjedhje”.
Kujtojmë se që nga 5 nëntori detyrën e presidentit po e ushtron kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Krejt kjo ka ardhur pas ngritjes së aktakuzës nga Dhomat e Specializuara për ish-presidentit Hashim Thaçi.
Aktualisht partnerët e koalicionit janë të pafuqishëm në sigurimin e votave për postin e presidentit nëse nuk arrijnë të marrin mbështetjen edhe të ndonjërës prej partive opozitare./V.Selimi/arbresh.info/
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...