Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është plotësisht e përgatitur që të sigurojë një atmosferë të denjë dhe të sigurt, në të cilën çdo qytetar do ta realizojnë të drejtën e votës.
Nga MPB-ja thonë se në pajtim me kompetencat e tyre, e ndjekin të gjithë procesin, me qëllim që dita e votimit të kalojë në një situatë të qetë, pa pengesa dhe në mënyrë dinjitoze siç i ka hije një shoqërie të lirë dhe demokratike. Theksojnë se me vendosmëri dhe pa kompromis do të parandalojnë çdo tentativë për çrregullimin e procesit zgjedhor pavarësisht se nga ku apo prej kujt vjen ajo.
Në periudhën e kaluar nëpunësit policorë kanë kaluar përmes aktiviteteve efektive dhe të planifikuara për vëzhgim efektiv dhe cilësor dhe sigurimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor nga fillimi dhe deri në përfundimin e tij.
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...