Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën është prezantuar një raport mbi përgatitjet për procesin zgjedhor në kuadër të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Në këtë raport u theksua se ka nisur periudha e votimit përmes postës për 43,933 shtetas të Kosovës të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Deri më tani, rreth 10,000 pako me fletëvotime janë dërguar tashmë jashtë Kosovës, ndërsa edhe 5,000 të tjera janë kompletuar dhe pritet të dërgohen gjatë ditës.
Një nga pikat kryesore të mbledhjes ishte konfirmimi dhe publikimi i adresave të kutive postare të vendosura në ambasadat dhe misionet diplomatike të Kosovës në disa shtete, ku qytetarët e regjistruar për votim përmes postës mund të dërgojnë fletëvotimet e tyre.
Sipas njoftimit të KQZ-së, kutitë postare janë funksionale në këto vende: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...
Izraeli bëhet vendi i parë që njeh zyrtarisht Somalilandin s...
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?