Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, si dhe drejtori i Departamentit për Operativë i Policisë së Kosovës, Afrim Ahmeti, vizituan komunën e Gjilanit ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Në këtë takim u bisedua lidhur me zbatimin e masave mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19 në komunën e Gjilanit si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë për menaxhimin e kësaj situate.
Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj theksoi se me qëllim të përballimit sa më mirë të situatës së krijuar tashmë, MPBAP do të mbështesë në tërësi komunën e Gjilanit, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit për zhvillimin e aktiviteteve në mes të nivelit qendror me atë lokal.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite zëvendësministri Gecaj mori pjesë në mbledhjen e Komisionit emergjent për përcjelljen dhe marrjen e masave në parandalimin e përhapjes së corona virusit./arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...