Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.
Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane në Kosovë, dyshja diskutuan për procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.
Po ashtu, në njoftim theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.
“[Ai] theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë e një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”.
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...
Peter Magyar i drejtohet turmës: Së bashku e çliruam Hungari...
“Të kalosh një emër të madh si Samuel Eto’o është një ...