Zemërimi në Burojë për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit

19:20 | 25 Qershor 2020

Në fshatin Burojë të Skenderajt, 70 kilometra larg Prishtinës jetojnë prindërit e presidentit, Hashim Thaçi.

Në oborrin e shtëpisë së tyre që aktualisht ruhet nga Policia e Kosovës nuk pranojnë mysafirë.

Kushërinjtë e presidentit Thaçi thonë se janë të mërzitur për aktakuzën për krime lufte të ngritur ndaj tij dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Reporteri.

“Ti marrësh djemtë tanë, Kadri Veselin e Hashim Thaçin e të tjerë e t’i çojnë në Gjykatë Speciale, kjo është marri për Evropën. Unë kisha thanë se është shumë padrejtësi e madhe se e këta e kanë ba luftën e pastër si loti, nuk kanë ba këta masakra”, ka thënë një i moshuar nga Buroja për Radion Evropa e Lirë.

“Jemi të gjithë të mërzitur, krejt Kosova jemi të mërzitur. Nuk ka njeri sot që nuk është i mërzitur me këtë vepër që kanë ba ata. Turp për bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur një tjetër.

Kujtojmë se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka bërë ndonjë deklaratë një ditë pas njoftimit nga Haga se është dorëzuar aktakuzë ndaj tij. Ai dje ka anuluar udhëtimin drejt Washingtonit, ndërsa sot ka reaguar duke e publikuar në rrjetet sociale një emblemë të UÇK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara