Komisioni Qendror Zgjedhor këtë të shtunë kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të japin rekomandime dhe manuale se si do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujëve dhe Mitrovicë të Veriut.
Për këtë kërkesë të KQZ-së, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, po thotë se do të plotësohet në ditët në vijim.
“Në ditët në vijim, bashkë me IPKSHP-në do të dalim edhe më hapa konkretë për t’i rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve”.
Ndërsa, për fushatë Zemaj u tregua i rreptë se s’duhet lejuar të bëhen sikur në kohë normale – tubimet janë të ndaluara.
“Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik dhe gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd . Prandaj, respektoni ligjin, vendimet, respektoni vetën dhe bashkë ta kujdesemi për shëndetin e njëri tjetrit.
Zemaj tha se ka diskutuar bashkë me Bordin Këshillëdhënës për mënyrën e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në të dy komunat .
“Duhet të respektohen me rigorozitet ligjet, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi në mënyrë që data 29 nëntori, ditë kur do të zhvillohet procesi zgjedhor në asnjë rast të mos lejojmë që të jetë shkak i rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19”.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney