Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl ka vizituar ambasadën e Kosovës në Vjenë ku është takuar me ministrin Armend Zemaj.
Mandl ka postuar një fotografi në Twitter me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku ka treguar për bisedën që ka pasur me këtë të fundit.
Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar edhe fjalën shqipe ‘Faleminderit’
“Një shkmëbim i shkëlqyeshëm me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn në ambasadën e Kosovës në Austri. Faleminderit ambasadorit Lulzim Pllana për mbajtjen e bisedës tonë në kohë mbi luftën kundër pandemisë dhe shumë çështje të tjera shëndetësore.Faleminderit”, ka shkruar eurodeputeti Mand.

E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore