Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, Nicola Orlando.
Bashkë me ta, Zemaj ka diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.
Ai ka thënë se Kosova do të ketë edhe më tej nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve për menaxhimin efikas të pandemisë, për vaksina e për barna.
Njoftimi i tij i plotë:
Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike.
Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat anti covid në veçanti.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj!
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat