Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen drastike të çmimit të barnave.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj shkroi se medikamenti “Travazol” do të kushtonte 1.51 euro mirëpo sot ky medikament sipas tij kushton 4.83 euro, shkruan Arbresh.info.
“Pasurimi në emër të pacientit është i pafalshëm. Qeveria – Ministria e Shëndetësisë na premtoj se medikamenti “Travazol” do të kushtonte vetëm 1.51 euro. Sot, çmimi është 4.83 euro. Ky është vetëm një nga shumë rastet që mbi 40% e barnave kanë pësuar rritje të çmimeve, shumë prej tyre ekstreme. Po flas për këtë sepse pati jehonë mediatike, pati premtime të drejtpërdrejta. Dhe asgjë nuk u mbajt” ka shkruar Zemaj.
Sipas Zemajt, keqpërdorimi është evident
“Kjo qeveri ne ikje e ka rritur varfërinë. E ka vështirësuar jetën e pacientit dhe të çdo qytetari. Kur një prind nuk ka mundësi të blejë një krem për fëmijën e vet, kur një i moshuar detyrohet të zgjedhë mes bukës e barnave – kjo nuk është më dështim, është padrejtësi. Shëndeti është e drejtë, por për qeverinë në ikje është biznes. Qytetarët meritojnë dinjitet, jo mashtrim”, shtoi tutje ai./Arbresh.info
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...