Katër mjek nga Italia do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar në aspektin profesional në përballje me COVID-19.
Gjatë informimit në lidhje me zbatimin e masave të mbrojtjes ndaj COVID-19, në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se në bashkëpunim me ambasadën italiane në Kosovë do të vijnë 4 mjekë nga Italia.“Do të vijnë për 2 muaj për të ndihmuar në aspektin profesional në përballje me COVID-19”, tha Zemaj gjatë mbledhjes.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se aktualisht janë 700 shtretër në dispozicion bashkëpunim me USAID-in dhe se Kosova do të furnizohet me 50 respiratorë.“Është bërë inicimi i procedurave për anëtarësim në Rrjetin Shëndetësorë të Evropës Juglindore dhe nënshkrimi me USAID-in për dhurimin e 50 ventilatorëve”, ka thënë Zemaj.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...