Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, bashkë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, kanë marrë pjesë në takimin e radhës të Drejtorëve të Armatimeve Kombëtare, e cila mbahët në kuadër të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës – UDCG.
Me anë të njëpostimi në Facebook, Zemaj ka thënë se Kosova është rreshtuar së bashku me 50 shtete të tjera në mbështetje të Ukrainës e cila po përballet me agresionin rus.
“Me moton “Të bashkuar fuqishëm dhe deri sa të jetë e nevojshme për mbështetjen e Ukrainës”, Republika e Kosovës e rreshtuar së bashku me mbi 50-të shtete në koalicionin e Aleateve dhe Partnereve më në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës , është partnere kredibile dhe kontributdhënese për paqën, sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe në botë”, shkroi Zemaj./Arbresh.info
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...