Milaim Zeka, nga Nisma Socialdemokrate deklaroi se nuk ka dalur në foltore që t’i gjuhet njërës apo tjetrës parti.
“Unë nuk do t’i drejtohem me ju gjujt një parti politike, siç po bëjnë deputetët këtu. Akuzat që bëri Lumiri në emër të Qeverisë nuk qëndrojnë asnjë. Duke filluar prej kontratës së Hashim Thaçit me Geoffrey Nice nuk është bërë me këtë Qeveri ka qenë në mandatin e PDK dhe LDK. Nëse Avdullah Hoti posedon ndonjë konto numër ku është pagu kjo kontratë le të del të na tregon, nëse Avdullah Hoti del me na tregu se është bërë pagesë mes Qeverisë Thaçi dhe Geoffrey Nice. Ne e mbështesim krijimin e komisionit hetimor. Duhet ta hetojmë edhe fondin e 3%, edhe fondin vendlindje thërret, edhe gabimin se kush është shkaktuar që nuk janë pagu “Betchel Enkas”, ka thënë Zeka duke thënë se NISMA e përkrah këtë komision.
“6 votat e NISMËS janë pro komisionit hetimor që dëshiron ta bëjë LDK-ja”, u shpreh ai./Arbresh.info
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...