Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Social-Demokrate, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin Dpt te Fidani, tha se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po tregon përralla për bashkimin me Preshevën e bashkimin kombëtar.
“Kurgja ska me ba, vetëm përralla janë këto. Përralla e parë është marrja e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit pa dhënë asgjë, e përralla e dytë, është bashkimi kombëtar” tha Zeka.
Ai shtoi se Thaçi ka qenë partizani më i madh për me heq taksën, e tani e ka rrotulluar tabelën për bashkim kombëtar, e këto njerëzit normal nuk i hajnë.
“Rreth taksës ka qenë partizani ma i madh për me e heq, e tash si e ka rrotullu tabelën për bashkimin kombëtar për mua është ide qesharake, që njerëzit normal nuk i hajnë. Këta po e konsiderojnë popullin budallë, nëse nuk e konsideron të tillëm nuk del me teori të qastit” shtoi ai.
Milaim Zeka, sot paralajmëroi edhe hapjen e një partie të re politike. /GazetaExpress/
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...