Gazetari Milaim Zeka është shprehur i bindur se kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të jetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
“Sot ka pasë një konsultë në LDK dhe prapë do vazhdojnë konsultat, e kam thënë dhe e them që sot ka pasë me iu dorëzu kërkesa për mandatim dhe unë besoj që me 95 për qind siguri kryeministër do të jetë Isa Mustafa”, ka thënë Zeka në rtk.
Ai ka thënë se Vjosa Osmani është ndër faktorët kryesorë pse është prishur koalicioni LDK-VV.
“Unë kam thënë që Haki Abazi edhe Vjosa Osmani janë koronavirusët e këtij koalicioni. Vjosa Osmani i ka dhënë injeksion në infusion fjalorit të Albin Kurtit për të reaguar me harbutëri ndaj LDK-së”, ka thënë Zeka.
“Deputetët e VV-së kanë fole në bufe të Kuvendit me deputetët e Listës Serbe e me neve kurrë, na kanë shiku diqysh si armiq”, ka thënë ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...