Milaim Zeka ka deklaruar se 164 dëshmitarë në Gjykatën Speciale janë shqiptarë.
Sipas tij, institucionet e vendit nuk e kanë bërë punën e tyre për të ofruar dëshmi për krimet e serbëve.
“Serbia e ka bërë punën e saj, ne nuk e kemi bërë punën tonë. Ne nuk kemi arritur t’i ofrojmë Gjykatës Speciale dëshmi për asnjë serb që ka bërë krime në Kosovë. Nuk është e vërtetë që Gjykata Speciale nuk i dënon edhe serbët që kanë kryer krime ”, ka thënë ai në T7.
Zeka tha se të gjithë ata persona që kanë jetuar në Kosovë, përfshirë këtu edhe serbët janë përgjegjës para Gjykatës Speciale, por që institucionet e drejtësisë në vend nuk po punojnë në këtë drejtim.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje