Zëdhënësja në shërbimin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian , Nabila Masrali, tha se nuk mund të specifikojë se kur do të mbahet takimi i ri i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në një konferencë për media, Masrali bëri të ditur se kur të planifikohet takimi nw Bruksel do të informoj opinionin publik.
“E vetmja gjë që mund të them është se kur të bëhet një mbledhje për shpalljen, do ta shpallim brenda afatit të caktuar, por në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë”, është përgjigjur Masrali i pyetur se kur është mbledhja e re e kryenegociatorëve.
Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian planifikon që shumë shpejt të organizojë takimin e radhës të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje për çështjen e dinarit me sugjerimin e ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, pa specifikuar datën e saktë.
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë