Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohen. Ai një thirrje të tillë e bëri pikërisht në 11-vjetorin e arritjes së marrëveshjes së parë ndërmjet dy vendeve.
“Nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë do të jenë popullata e dy vendeve, që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Pra, të vetmit që do të paguajnë nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi”, tha Stano në një konferencë për media në Bruksel.
Ai tutje ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, ka qenë dhe mbetet e qartë me Kosovën, se ajo duhet ta zbatojë atë sepse dështimi për ta bërë, nënkupton pasoja për Kosovën”, shtoi Stano./rtk
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...