Ish-presidentja Atifete Jahjaga bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve kanë zbukuruar sheshin me fjongo rozë në përkrahje të të mbijetuarve të kancerit të gjirit.
Jahjaga shkroi se këtë po e bëjnë edhe për të përkujtuar ata që humbën betejën me këtë sëmundje.
“Sot, së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, zbukuruam sheshin me fjongo rozë në shenjë solidarizimi me të mbijetuarit e kancerit të gjirit, në formë përkrahjeje me ata që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje dhe në kujtim të atyre që i kemi humbur në këtë betejë”.
Ky aktivitet u organizua nga Nafije Latifi, për të cilën Jahjaga tha se është një nga heroinat e këtij komuniteti dhe që vazhdon t’iu ndihmojë të gjithë grave dhe burrave që janë diagnostifikuar me kancer të gjirit përmes organizatës së saj, “Jeta-Vita”.


Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...