Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Arbër Zaimi thotë se Qeveria duhet të vazhdojë të qëndrojë pas taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake.
“Mendoj se është gabim me u lidh taksa me dialogun. Dialogu po duket që për shkak të agjendës personale dhe jo transparente të z.Thaçi mund të na ballafaqojë me të papritura që nuk i dijmë a janë të këndshme apo të pakëndshme”, tha Zaimi në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7.
“Duke u bazu në historinë e presidentit Thaçi mendoj se mund të jenë të pakëndshme”, shtoi ai.
“Mendoj se taksa në vetvete duhet ruajtur dhe përgëzoj për këmbënguljen AAK’në”, tha Zaimi.
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...