Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Kosovës, i cili në një intervistë ka thënë se Kosova ka marrëdhënie më të mira me Serbinë se që prezantohen në publik.
“I ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, paska deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të mira se ç’prezantohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin ‘Pronto’, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duken në publik”, thuhet në reagimin e tij.
Sipas Ymerit, Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë dhe po e lufton Kosovën së brendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”.
“Ajo përmes ‘Listës Srpska’ po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës”, thuhet në reagimin.
Ymeri thotë se ai që i ka punët mirë me Serbinë është vetë Thaçi.
“Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Serbinë. Për shkak të dëgjueshmërisë së tij ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës ‘Srpska’ ai u bë president. Pë r të mos qenë kurrë i tillë”, thuhet në fund të reagimit të tij.
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...