U.d ministri i Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu.
“Në këtë takim u diskutua për situatën e fundit me të cilin është duke u ballafaquar vendi ynë, me pandeminë Covid 19, sidomos për vendimet që ka marr Qeveria e Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.
Me këtë rast Sveçla e njoftoi ambasadorin Braathu me të gjitha hapat që ka ndërmarrë MPBAP, duke e aktivizuar edhe Planin e Reagimit Kombëtar, ku të gjitha rastet janë duke i bashkërenduar Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, vlerësoi punën që janë duke bërë instituci onet e Republikës së Kosovës në menaxhimin e kësaj situate dhe shprehi përkushtimin se misioni OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...