Kryetari i ri i Kuvendit në Maqedoni, Talat Xhaferi nga BDI, sot ka hyrë në kabinetin e tij dhe në tavolinën e punës e ka vendosur edhe flamurin kombëtar shqiptar.
Disa nga mediat maqedonase kanë shkruar se ky veprim i Xhaferit është një sinjal i qartë për qëllimet e tij, raporton Zëri.info.
Xhaferi në zyren e tij ka vendosur dy flamuj kombëtarë, njërin në tavolinën e punës, tjetrin afër fotografisë së piktorit të madh maqedonas, Nikole Martinosk.
Ndryshe, Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar në një atmosferë të tensionuar në kuvendin e Maqedonisë, më 27 prill.

Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...