Ministrja e Shqipërisë për Punë të Jashtme, Olta Xhaçka përkujtoi sot rënien heroike të Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Me anë të një postimi në Facebook, Xhaçka theksoi se, sot kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime.
“Çerek shekulli më parë, qëndresa dhe rënia heroike e Komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari u kthyen në një simbol të luftës së Kosovës për liri”, u shpreh Xhaçka.
“Sot, e kujtojmë me respekt e admirimin më të thellë këtë sakrificë sublime që e ka vendosur Bacën Adem dhe familjen e tij në altarin e dëshmorëve të kombit shqiptar”, shtoi Xhaçka.
Kujtojmë se më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skënderajt, u sulmuan nga forcat serbe shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar