Me një ceremoni inauguruese të fluturimeve të kompanisë ajrore “Wizzair” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u shënua fillimi i operimeve në tregun kosovar të një prej kompanive më të mëdha në Evropë që operon me kosto të ulët.
Gjatë një konference për media menaxherja e komunikimeve në Wizzair Sorona Ratz tha se është kënaqësi të shënohet edhe një arritje me rëndësi për Kosovën.
Ratz tha se linja e re ofron shërbime 19.99 euro për Budapest, kurse nga 22 qershori i këtij viti nisin fluturimet për Londër me çmime prej 39.99 euro. ajo tha se çmimet e këtyre fluturimeve janë mjaft të ulëta.
Edhe kryeshefi Haldun First Kokturk kryeshef ekzekutiv në Aeroportin e Prishtinës duke vlerësuar lartë këtë linjë të re me çmime të ulëta tha se kjo do të nxitë që edhe agjencitë tjera që operojnë në këtë aeroport t’i balancojë shërbimet me çmime më të lira.

Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira