Një shkelje të së drejtës e ka cilësuar diplomati amerikan William Walker procesin që po zhvillohet në Hagë ndaj ishte krerëve të UÇK-së.
Ai theksoi se liderët kosovarë po mbahen në paraburgim pa prova.
Sipas tij, ish-drejtuesit e UÇK-së tha se nuk ka parë prova nëse ata kanë kryer krime pas bombardimeve.
“E shoh këtë proces që po ndodh në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë mbi 10 vite që të jetë një shkelje e së drejtës. Kështu që procesi në Hagë për mendimin tim është padrejtësia që rrjedh nga një tentativë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë përgjegjës për ato ngjarje. Këta zotërinj, këta ish-drejtues të UÇK-së janë akuzuar, janë akuza pra për kryerjen e krimeve të luftës mbas bombardimeve dhe unë nuk kam parë prova për këtë gjë. Kam parë një proces shumë të gjatë nga ana ligjore, një gjyq që ka ndodhur pra në Hagë 10 vite hetime, katër vite ndalim, paraburgimi i këtyre zotërinjve, Hashim Thaçi, zoti Krasniqi dhe zoti Veseli dhe një apo dy të tjerë, janë ndaluar pa asnjë dënim që për mua është thjesht e padëgjuar. Nuk kam dëgjuar kurrë njerëz që të akuzohen për një krim dhe të mos provohen fajtorë dhe të mbahen të ndaluar pa pasur akses te bota e jashtme për pothuajse katër vite. E shoh të gjithë këtë gjyq si një fjasko të madhe”, deklaroi Walkeri për A2 CNN.
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë